Kurti: Cilësimet në raportin për Liqenin e Ujmanit s’janë në përputhje me përdorimin e përbashkët çfarë ka nënshkruar ish-kryeministri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka folur për studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, ka thënë se cilësimet dhe vlerësimet që jep raporti nuk janë në përputhje me përdorimin e përbashkët çfarë ka nënshkruar ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Sipas tij, raporti në tërësi flet për Ujmanin në kontekst të Kosovës dhe të shfrytëzimit të tij për përfitime të Kosovës dhe jo për përdorim të përbashkët.

Kështu është shprehur Kurti në seancën plenare, teksa është pyetur nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, se cili është vlerësimi i Qeverisë për këtë raport dhe a e cenon sovranitetin e Kosovës studimi i fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit.

“Pjesa më e madhe e raportit përmban pikat për veprime teknike inxhinierike në kuadër të sistemit të Ibër Lipencit. Raporti e ka korrigjuar atë që e ka bërë ish-kryeministri ku ka pretenduar që Ujmani mund të shfrytëzohet bashkë me Serbinë. Raporti askund nuk e përmend një pasaktësi të tillë”, tha Kurti.

Ai ka theksuar se Serbia është thirrur në atë marrëveshje, por jo edhe në atë raport.

“Nëse do të ishte i mirë për Serbinë, padyshim se do ta kishte përdorur Serbia. Ne nuk e kemi përdorur, sepse në vazhdimësi kemi qenë në të drejtën tonë dhe kemi theksuar e insistuar se nuk kemi çfarë flasim për pronën tonë, por është indikative që ju si deputetë opozitarë pa nevojë e sillni këtë temë që nuk i shkon përshtati Kosovës, mbase edhe për shkak se subjekti juaj e ka nënshkruar atë marrëveshje që e hap çështjen e Ujmanit si temë, shfrytëzimin e përbashkët të një aseti të Kosovës, por fatmirësisht kjo ide nuk është marrë seriozisht dhe nuk është shtyrë përpara nga askush”, shtoi Kurti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika