Kurti deklarohet për Dialogun, Hoti s’ia ndal kritikat

Në një konferencë për media gjatë ditës së hënë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Besnik Bislimi kritikuan emisarin special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, për qëndrimet e tij në Dialogun, Kosovë-Serbi. Në lidhje me këtë, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, shprehu kritikat e tij ndaj Qeverisë Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë intervistës në emisionin FIVE, 18 prill 2023.

Gjatë ditës së hënë, kryeministri Kosovës, Albin Kurti dhe vartësi i tij, Besnik Bislimi mbajtën një konferencë për media në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi dhe për takimin e fundit që u mbajt në Bruksel.

Kurti, ndër të tjera, në këtë konferencë nuk i ndali kritikat dhe akuzat ndaj emisarit special të Bashkimit Evropian, Miroslav Ljacak.

“E kuptova që dokumenti i Serbisë që në titull tregonte shpërfilljen e marrëveshjes bazike, së pari zbatimi i Asociacionit dhe pastaj diskutimi për planin e BE-së, në fakt ishte shndërruar në qëndrim të Lajçakut…”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

E kësaj konference të Kurtit e Bislimit, i ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili përmes një shkrimi në Facebook, ia ka renditur kritikat Qeverisë Kurti dhe udhëheqësit të saj.

“1. Raportimi i sotëm para mediave lidhur me dialogun i kryeministrit ishte vajtim dhe dëshmi e paaftësisë së tij që të udhëhequr këtë proces: (i) me vizion të qartë dhe insistim vetëm për njohje reciproke, (ii) në koordinim me aleatët dhe (iii) me konsensus të brendshëm politik për këtë proces të rëndësishëm.

    1. Raportimi lidhur me dialogun duhet të bëhet në Kuvendin e Kosovës, siç e kërkon Rezoluta e Kuvendit, ku thuhet: “Kryeministri raporton në Kuvend para dhe pas çdo takimi në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi”. Kujtojmë se në dy vite dialog, vetëm një informatë është dhënë në Kuvend nga Kryeministri në një seancë të kërkuar nga opozita.
    2. Fatkeqësisht, Kurti i ka bërë dëm të madh Kosovës duke e degraduar dialogun nga: “Dialog për marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”, në “Dialog për menaxhim të krizave”. Duhet thënë se krizat janë provokuar nga Serbia, por ato janë menaxhuar keq dhe pa koordinim me aleatët nga ana e Qeverisë së Kosovës.
    3. Për herë të parë Kosova është e vetme në dialog karshi Serbisë. Fatkeqësisht, duket se Qeveria e Kosovës sot nuk e ka afër asnjë aleat për konsultime paraprake, siç ka ndodhur gjithmonë në procese negociatore të Kosovës me Serbinë.
    4. Sot, asnjë konsultim për dialog nuk ka mes partive politike të pozitës dhe opozitës, siç ka ndodhur në të kaluarën. Në qeverinë paraprake, kur dialogu nisi për marrëveshje për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve, ishte formuar “Forumi i partive politike” për informim të rregullt dhe konsultime me partitë politike. Ky forum ka mbajtur disa takime, ku janë informuar partitë politike të pozitës dhe opozitës”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika