Kurti deklaron se nuk di nëse anëtarësimi i Kosovës do të futet në agjendën e KiE

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se nuk di nëse anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të futet në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se nuk është në dijeni nëse anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të futet në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti thotë së nuk varet më nga Kosova, sepse ajo ka plotësuar të gjitha kushtet.

“Më besoni po të varej prej meje, do të vendosej në agjendë dhe ‘për’ Kosovën”, tha Kryeministri.

“Me 82 për qind, Asambleja Parlamentare ka votuar në favor të Kosovës, por nuk mund ta marrë atë rol që të flas në emër të shteteve aty. Është mirë që atyre t’u bëhen pyetjet për këtë gjë, çka s’paska plotësuar Kosova? Pse raporti i juristëve eminentë konstaton në mënyrën më të qartë të mundshme vlerësimin më të lartë për Kosovën?”, shtoi Kurti.

Kreu i ekzekutivit potencoi se aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës duhet të përballen me një përgjigje pozitive.

“Korniza ligjore e Kosovës është gjerësisht në përputhje me standardet e KiE-së dhe se Kushtetuta e saj është një instrument shumë progresiv. Kosova ka përjetuar shumë padrejtësi në të kaluarën dhe në aktuale, mirëpo nuk kemi përgjegjësi e as faj për këtë gjë”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika