Kurti, delegacionit danez: Kosova meriton anëtarësimin e plotë në KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit me delegacionin danez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, theksoi progresin e Kosovës në demokraci, sundim të ligjit dhe të drejtat e njeriut, duke theksuar se vendi ka përmbushur kushtet për anëtarësim të plotë në këtë organizatë

Foto: Zyra e Kryeministrit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti anëtarë nga delegacioni danez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në këtë takim ai u shoqërua dhe nga nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci.

Siç njoftojnë nga ZKM, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për delegacionin dhe angazhimin e tyre aktiv në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) në avokimin në përkrahje të Republikës së Kosovës.

“Demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut janë tri shtyllat kryesore të Këshillit të Evropës në të cilat Kosova ka bërë progres të madh në rajon dhe ka një kornizë ligjore të avancuar me të drejta të zgjeruara për komunitetet pakicë, theksoi Kryeministri”, thuhët në komunikatë.

Tutje, bëhet e ditur se Kurti e ka njoftuar delegacionin me progresin në avancimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik dhe ka theksuar se nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të përfitojnë të gjithë qytetarët, sidomos komunitetet joshumicë, të cilat përfitojnë nga qasja në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strazburg. Ai gjithashtu ka nënvizuar suksesin e Kosovës në demokraci dhe socio-ekonomi përkundër përpjekjeve destabilizuese e agresive të Serbisë proruse.

” Kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës meriton anëtarësimin e plotë në Këshillin e Evropës, pasiqë i ka përmbushur plotësisht standardet, kriteret, kushtet dhe parakushtet e nevojshme për anëtarësim të plotë në këtë organizatë”, theksohet në komunikatë.

Në takim është folur edhe për raportet shumë të mira bilaterale në mes të Kosovës dhe Danimarkës dhe për orientimin e qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika