Kurti dënohet me 250 euro që nuk shkoi për të dëshmuar në Prokurori

Gjykata e Prishtinës ka dënuar me 250 euro kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin që nuk ishte paraqitur në Prokurorinë Speciale (PSRK) për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Gjykata e Prishtinës më 04.03.2025 kishte lëshuar urdhër ndaj Kurtit për t’u paraqitur në Prokurori dhe për të dëshmuar lidhur me këtë rast.

Përkundër që kishte urdhër nga Gjykata e Prishtinës, Kurti përsëri nuk ishte paraqitur. Në po të njëjtën ditë, kryeministri kishte zgjedhur për të shkuar në një vizitë pune në Gjilan për të përuruar gurthemelin e një çerdhe.

Pas këtij veprimi të kryeministrit të vendit, Gjykata e Prishtinës, siç mëson KALLXO.com e ka dënuar atë me 250 euro.

Për dënimin me gjobë ankesë ka paraqitur zyra Kryeministri, Albin Kurti më 13.03.2025.

KALLXO.com kishte dërguar email tek Gjykata e Prishtinës për të kuptuar se çfarë është vepruar nga ana e Gjykatës për mos-paraqitjen e dëshmitarit për të dëshmuar në objektin e Prokurorisë Speciale, por që asnjëherë nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e këtij lajmi.

KALLXO.com  kishte dërguar plotë pesë e-maile në drejtim të gjykatës, por pa sukses në marrjen e përgjigjeve.

Pyetje lidhur me këtë rast i janë dërguar edhe zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziut më datë 01.04.2025, mirëpo i njëjti nuk ka kthyer përgjigje lidhur me këtë rast.

Ndonëse ishte thirrur për të dëshmuar tri herë nga Prokuroria, çka kishte rezultuar pa sukses për organin e akuzës – pa një zgjidhje për ta bindur kryeministrin Kurti për të dhënë dëshmi për rastin e rezervave shtetërore në objektet e Prokurorisë Speciale – atëherë Prokuroria i ishte drejtuar Gjykatës.

Prokuroria kishte kërkuar nga Gjykata që të nxjerrë Vendim për urdhërimin e dëshmitarit, Albin Kurtit, që të paraqitet në objektet e Prokurorisë Speciale për të dhënë dëshmi – lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Kjo kërkesë e PSRK kishte ardhur pasi tri thirrjeve me rend nuk i’u ishte përgjigjur kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Gjykata e kishte aprovuar këtë kërkese të PSRK dhe e kishte  obliguar Kurtin që të paraqitet në Prokurori për të dhënë dëshminë e tij më 04.03.2025.

Rasti i rezervave shtetërore

Të pandehur për rastin e rezervave shtetërore janë: Irfan Lipovica, Hafiz Gara e Ridvan Muharremi.

Lipovica e Gara dyshohen për veprën penale – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërsa Ridvan Muharremi për veprën penale – dhënia e ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika