Kurti dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se është thellësisht i shqetësuar dhe se e dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit me raketa.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social “X” ka shkruar se e mbështet të drejtën e Izraelit për ta mbrojtur veten dhe të gjitha përpjekjet për të arritur një armëpushim të menjëhershëm.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për sulmin e sotëm me raketa nga Irani ndaj Izraelit, në të cilin u lëshuan rreth 200 raketa. I bashkohemi qeverive tjera në dënimin e këtij agresioni. Një vit pas sulmeve terroriste të Hamasit më 7 tetor, rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante. Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe të gjitha përpjekjet për të arritur një armëpushim të menjëhershëm”, vijon shkrimi i Kurtit.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika