Kurti dhe ambasadori Gargan në bisedime për forcimin e ekonomisë dhe tregtisë

Ambasadori jorezident i Irlandës për Kosovë në Budapest, Ronan Gargan, gjatë vizitës së tij në Kosovë, është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ku diskutuan për marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar, por edhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Ambasadori jorezident i Irlandës për Kosovë në Budapest, Ronan Gargan dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovë në Budapest, Ronan Gargan.

Në takim u diskutuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik, tregtar, por edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Irlanda tani ka Presidencën e Këshillit të Evropës dhe kryeministri Kurti theksoi mbështetjen që i duhet Kosovës për anëtarësim të suksesshëm në këtë organizatë tejet të rëndësishme për promovimin e të drejtave të njeriut, lirisë dhe demokracisë në kontinentin tonë.

Ambasadori jorezident i Irlandës për Kosovë në Budapest, Ronan Gargan dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ambasadori, duke e uruar kryeministrin për progresin në ekonomi dhe në indikatorët e demokracisë, e falënderoi për rreshtimin me Bashkimin Evropian në dënimin e agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë dhe për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Ambasadori, po ashtu, njoftoi për ardhjen për vizitë në Kosovë të ministrit irlandez për Çështje Evropiane, z. Thomas Byrne, më 4 korrik.

Gjithashtu, edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës për integrim evropian, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi dhe ambasadori Gargan, të mërkurën kanë zhvilluar një takim, në të cilin kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit ekonomiko-kulturor dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Irlandës dhe Kosovës.

Bislimi në takim me ambasadorin e Irlandës, diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika