Kurti dhe ministri Vitia vizitojnë ShSKUK-në

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia të mërkurën kanë bërë një vizitë zyrtare në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës për të diskutuar për përmirësimet e sektorit shëndetësor

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dheministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Nga kjo vizitë, Kurti dhe Vitia kanë takuar drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizi, dhe drejtorin e Shërbimeve të Përbashkëta Teknike dhe Administrative, Mentor Zejnullahu.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti ka shprehur kënaqësinë e tij për rezultatet dhe kontributin e shtuar të ShSKUK-së gjatë kësaj periudhe dhe ka deklaruar gatishmërinë e Qeverisë për të mbështetur plotësisht përmbushjen e objektivave të ardhshëm.

“Në këtë takim, krahas hartimit të statutit të ri të ShSKUK-së dhe QKUK-së që do të avancojë edhe më tej shërbimet shëndetësore, kryeministri Kurti u njoftua rreth punës në drejtim të përmirësimeve të shërbimeve shëndetësore për qytetarët, projekteve të reja të cilat planifikohen të realizohen, sa i përket ndërtimit dhe renovimit të disa klinikave brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) si dhe investimeve në spitalet e përgjithshme regjionale me qëllim të rritjes së performancës”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, gjatë takimit ka prezantuar një analizë të gjendjes infrastrukturore, burimeve njerëzore dhe pajisjeve mjekësore në klinikat QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Gjithashtu, është diskutuar rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar me ekspertë të huaj, veçanërisht në degët me mungesë të stafit mjekësor, me qëllim të përfitimit nga përvoja e vendeve me sisteme shëndetësore të avancuara.

Po ashtu, gjatë takimit është diskutuar për ngritjen e trupave profesionale dhe konsiliumeve mjekësore në klinikat e ShSKUK-së, si dhe për implementimin e mekanizmave monitorues për të siguruar një punë të rregullt dhe të efektshme në institucionet shëndetësore.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika