Kurti dhe ministri Vitia vizitojnë spitalin e pediatrisë në QKUK

Kryeministri i vendit Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë vizituar spitalin e pediatrisë në QKUK ku filluan shërbimet e rezonancës magnetike

Kryeministri i vendit Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë vizituar spitalin e pediatrisë në QKUK ku filluan shërbimet e rezonancës magnetike.

“Shërbimi publik shëndetësor po zgjeron gamën diagnostike duke decentralizuar shërbimet, ofruar sa më afër qytetarit në spitalet regjionale dhe eliminuar listat e pritjes për shërbimet diagnostikuese me anë të Rezonancës Magnetike problem ky që ka përcjellë shërbimin publik me vite të tëra. Pas funksionalizimit të MRI- së në spitalin e Pejës muaj më parë, MRI – së në Spitalin e Pediatrisë këtë javë, pritet që edhe përgatitjet infrastrukturore për funksionalizimin e MRI- së në qytetin e Prizrenit të përfundojnë në vjeshtën e këtij viti”, ka thënë kryeministri Kurti.

Ministri Vitia ka thënë se ky shërbim i ri, do të mundësojë teknologjinë më të fundit të ekzaminimit për qytetarët në sektorin publik.

“Rezonanca magnetike do të jetë në shërbim të diagnostikimit më të saktë të sëmundjeve, si dhe do të ngrisë cilësinë dhe sasinë e shërbimeve për fëmijë në sektorin publik duke minimizuar në maksimum edhe listat e pritjes. Këto aparatura të reja dhe të avancuara do ta lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe t’u mundësojmë atyre që këto shërbime të domosdoshme t’i marrin në spitalet publike”,  ka thënë ministri Vitia.

Ministria e Shëndetësisë  njofton se kjo aparaturë moderne përbëhet nga një sistem i përparuar që do të shtojë numrin e pacientëve, në këtë rast fëmijëve, gjë që do të mundësojë planifikimin e më shumë ekzaminimeve.

“Veçanërisht, do të shkarkojë fluksin e pacientëve në rezonancën magnetike në Klinikën e Neurologjisë për raste të fëmijëve, si dhe do të mundësojë shtimin e numrit të ekzaminimeve qoftë spitalore apo ambulantore. Paralelisht me shtimi e kapaciteteve të stafit të mesëm shëndetësor, do të fillojnë edhe trajnimet specifike me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore”, njofton MSh.

Tutje thuhet se në Klinikën e Radiologjisë gjatë ditës, në secilin prej aparateve të rezonancës magnetike, mesatarisht realizohen 20 deri 24 raste në ditë.

“Me funksionalizimin e rezonancës magnetike e cila do të shërbejë vetëm për fëmijët, ky numër do të shtohet në 35-40 ekzaminime në ditë”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika