Kurti dhe Murati e takojnë Kryetarin e Kuvendit të Japonisë Hiroyuki Hosoda

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Japoni është takuar me Kryetarin e Kuvendit të Japonisë, Hiroyuki Hosoda

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me Kryetarin e Kuvendit të Japonisë Hiroyuki Hosoda





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe ambasadorin Sabri Kiçmari, e kanë takuar Kryetarin e Kuvendit të Japonisë, Hiroyuki Hosoda.

Kurti ka bërë të ditur se kanë shprehur interesim për investime japoneze në Kosovë.

“Me Japoninë ndajmë pikëpamje të njëjta sa i përket rrethanave gjeopolitike në botë dhe vlerave demokratike e humane, andaj duhet ta shtojmë bashkëpunimin. Paraprakisht, vizitova ambasadën e Republikës së Kosovës në Tokio ku na u bashkëngjit për takim edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Gjergj Teneqexhiu”, ka shkruar Kurti në Facebook.

May be an image of 4 people and people standing

Të hënën e 26 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Japoni për të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të varrimit të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, shefi i ekzekutivit i shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë qëndrimit në Japoni do të zhvillojnë edhe takime të tjera zyrtare.

Ndryshe, të premten e 8 korrikut, ish-kryeministri japonez kishte vdekur pasi ishte qëlluar me armë përgjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare.

Abe, 67-vjeçar, i cili njëherësh mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua prapa gjersa ishte duke mbajtur një fjalim në fushatë.

Ndërsa, në librin e zisë të hapur në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, kryeministri Kurti kishte shprehur respektin dhe nderimin për ish-kryeministrin Abe.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika