Kurti dhe Mustafi nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit

Të premten e 28 tetorit, kryeministri Kurti dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit

Kryeminsitri Kurti dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi





Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi, të premten e 28 tetorit.

Qëllimi i takimit mes Kurtit dhe Mustafit ishte nënshkrimi i një Memorandumi të Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshëves.

Memorandumi i Bashkëpunimit synon përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Luginë të Preshevës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, priti në zyrën e tij kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi, për të nënshkruar bashkë pastaj edhe një Memorandum të Bashkëpunimit. Ky Memorandum Bashkëpunimi ka për qëllim përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Luginë të Preshevës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika