Kurti dhe Osmani ngushëllojnë popullin turk dhe sirian: Kosova është e gatshme të ndihmojë në këtë kohë të vështirë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave që humbën jetën në tërmetin e gjashtë shkurtit që tronditi Turqinë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, kreu i qeverisë ka theksuar se Kosova është e gatshme të ndihmojë në këtë moment të vështirë.

“Në vazhdën e tërmetit shkatërrues të mëngjesit të sotëm, shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta për popullin e Turqisë dhe Sirisë, për familjet e viktimave dhe për ata që mbetën papritmas pa shtëpi. Republika e Kosovës është e gatshme të ndihmojë në këtë moment të vështirë”, shkroi ai.

Ndryshe, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur solidaritet të plotë me popullin turk.

Ajo ka thënë se Kosova është e gatshme të ofrojë ndihmën e nevojshme.

“Zemra ime është për të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi. Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe uroj shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit. Solidaritet i plotë me njerëzit e Turqisë. Kosova është gati të ofrojë mbështetje të nevojshme, përfshirë nëpërmjet FSK-së”, shkroi Osmani.

Më shumë se 500 njerëz janë vrarë dhe rreth 3,000 të tjerë janë plagosur në Turqi dhe Siri pas një tërmeti me magnitudë 7.8 ballë që goditi Turqinë jugore herët të hënën.

Ekipet e shpëtimit tani po kërkojnë furishëm për të mbijetuar pasi tërmeti i fuqishëm tronditi rajonin, duke shkaktuar pasgoditje të shumta dhe duke dërguar lëkundje deri në Liban dhe Izrael.

Osmani: Kosova e gatshme ta ndihmojë Turqinë, përfshirë nëpërmjet FSK-së

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika