Kryetari i Partisë Social Demokrate(PSD) Dardan Molliqaj ka risjellë peticioni e nënshkruar nga rrethimi 200 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës, njeri ndër ta ishte dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili kishte nënshkruar këtë peticion kundër mërrveshjëve më Serbinë.
Sipas Molliqaj-it, Albin Kurti e kishte nënshkruar peticioni në të cilin shkruhej “Këto marrëveshje nuk i përfaqësojnë interesat e qytetarëve të Kosovës…”, “Qytetarët e Kosovës nuk ia kanë dhënë mandatin Qeverisë së Kosovës që të pranojë marrëveshje të tilla”.
“Kurti dhe qeverisja e tij nuk kanë mandat për të bërë marrëveshje që ndajnë Kosovën”, ka theksuar Molliqaj dhe ka vazhduar duke vlerësuar se “çfarëdo marrëveshje e pjesshme nuk çon tek marrëveshja përfundimtare , dhe nuk mund të sjell paqe të përhershme në mes të dy vendeve. Prandaj, pos që janë gabim, janë edhe të dëmshme dhe të rrezikshme”.
Tutje, i pari i PSD-së e ka pyetur bashkë idealistin e dikurshëm te tij, Albin Kurtin se a “mbani mend peticionin më të madh në Kosovë që ka ndodhur ndonjëherë”?
Ai ka vazhduar duke thënë se “sigurisht që ti sot po e sheh këtë peticion, që e kemi risjellë në formë aksioni, të kujtohet vetja duke e nënshkruar”.
Ndërkohë ai ka folur se cili kishte qenë vullneti politik i viti 2015, ku në të njëjtin vit ishin mbledhur mbi 200 mijë nënshkrime për ta kundërshtuar katër marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë.
Katër marrëveshjet e kundërshtuar me këtë peticioni ishin “Asociacioni i komunave me shumicë serbe, barrikadimin në urën e Ibrit në Mitrovicë, kodin telefonik shtetëror si dhe marrëveshjen e energjisë” ka thënë Molliqaj.
Por sipas Molliqajit vullneti i ish-bashkë-idealistit të tij, Alibin Kurti,”vërtetohet lehtë, pasi në këtë peticion ka nënshkruar me dorën e vet”
“Sot, ky vullnet është zhvendosur”, dhe gjithçka është pranuar ashtu siç kishte qenë në të kaluarën, dhe asgjë nuk ka ndryshuar asgjë përveç figurave të cilat kishin udhëhequr më dialogun sipas Molliqajit.
Dhe nëse hipokrizia del në shesh nuk është mjaftueshëm sepse kjo qeveri është duke e dëmtuar Kosovën sipas tij.
“Me pranimin e kornizës së vjetër të dialogut, e për pasojë edhe të marrëveshjeve të arritura, Kosova po ndahet në vija etnike, duke përjetësuar konflikt e konservuar ndarje”. kishte vlerësuar Molliqaj.