Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar vendin e rënies së heroit, Enver Zymberi së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se në 23 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, së bashku me ministrin Sveçla ka vizituar bazën e re të Policisë së Kosovës në Jasenovik të Zubin Potokut, si dhe kampin Belvedere në Mitrovicë.
“Bashkë me Ministrin Sveçla vendosëm lule në vendin e rënies së tij, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç. Vizituam edhe bazën e re të Policisë së Kosovës në Jasenovik të Zubin Potokut, si dhe kampin Belvedere në Mitrovicë”, ka shkruar Kurti.
22 policë të Kosovës kanë rënë në detyrë, për 23 vjet prej kur është themeluar institucioni i Policisë së Kosovës.