Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti këtë të premte në takim ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti.
Në takimin ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Kryeministri Kurti e ka uruar Hotin për përgjegjësitë e reja, dhe se forcimi i rendit publik e sundimi i ligjit sipas tij ajnë synimi i tyre i pëbashkët.
“Forcimi i rendit publik dhe sundimi i ligjit janë synim i yni i përbashkët”, ka deklaruar Kurti, njofton Zyra e Kryministrit.
Po ashtu, kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla bëhet e ditur se i dhanë mbështetjen e plotë Hotit në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin e vendit.
Ndërsa, Fehmi Hoti është caktuar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës tri ditë më parë.
Kurti e caktoi Hotin në këtë pozitë, pasi Samedin Mehmeti kishte dhënë dorëheqje, pas rastit të rëndë që ndodhi në Prishtinë, ku një vajzë 11-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga pesë persona.
Pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares, jep dorëheqje drejtori i policisë së Kosovës