Kurti dhe Vitia në QKUK, vizitojnë 23-vjeçaren e lënduar nga rënia e kulmit të objektit komunal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të premten kanë shkuar në Qendrën Klinike Universitare, për ta vizituar 23-vjeçaren e lënduar pas rënies së kulmit të objektit komunal në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë shkuar në Qendrën Klinike Universitare (QKUK), për ta vizituar 23-vjeçaren, e cila u lëndua pas rënies së kulmit të objektit komunal në Prishtinë.

Në objektin e ri të komunës së Prishtinës, në lagjen “Arbëria”, të enjten ka rënë një pjesë e kulmit, ku si pasojë u lëndua një vajzë 23-vjeçare, e cila tashmë ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Këtë të premte janë larguar mbetjet e pjesës së kulmit të objektit, ndërsa, rrugët për te objekti i komunës janë duke qëndruar edhe më tutje të mbyllura.

Mbetjet pas rënies së kulmit të objektit komunal të Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar hetim të menjëhershëm nga organet kompetente.

Rama ka shprehur ngushëllimet e tij dhe ka bërë të ditur se ka kontaktuar familjarët e së lënduarës për t’i ofruar mbështetjen e nevojshme.

“Sot, në objektin e Kryeqytetit në lagjen ‘Arbëria’ për shkak të erërave të forta ka kolapsuar një pjesë e kulmit, ku për pasojë një person është lënduar dhe tani është nën kujdes mjekësor. Menjëherë kam kontaktuar me familjarët e të lënduarës për t’iu qëndruar pranë në këto momente. Lutemi për shërimin e saj të shpejtë dhe të plotë”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjendja e vajzës 23-vjeçare e cila u lëndua është stabile, por se ka lëndime të rënda.

Shpend Fazliu, zyrtar për informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka konfirmuar se viktima është 23-vjeçare dhe se pas 4 orësh pritet t’i kryhen ekzaminime shtesë diagnostike dhe të transferohet për trajtim të mëtejmë në mjekim intensiv.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika