Kurti dhe Vuçiq pranojnë ftesën e Borrellit për takim

Një takim mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë ishte paraparë të mbahej më 19 korrik, por sipas Kurtit, takimi u shty me kërkesën e Vuçiqit. Ndërkaq, pritet që në takim të flitet për të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë pranuar ftesën e Bashkimit Evropian lidhur me bisedimet që do të zhvillohen më 18 gusht të këtij viti.

Përgjatë të hënës, zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme(BE), Peter Stano e kishte konfirmuar për Portalin Dukagjini se kishte ftuar në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Mund të konfirmoj se pasi përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, ftoi të dy palët në Bruksel, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq kanë pranuar ftesën e tij. Ata do të mirëpriten në Bruksel më 18 gusht nga Borrell dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak, për të diskutuar për rrugën përpara në dialogun Prishtinë-Beograd”, ka thënë Stano për REL.

Një ftesë e tillë vie pas rritjes së tensioneve në Mitrovicën e Veriut të cilat ishin rrjedhojë e dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës për dokumentet dhe targat serbe, vendime zbatimi i të cilave u morr vendim të shtyhet për 30 ditë.

Në takim pritet të flitet për të gjitha çështjet e hapura mes dy shteteve.

Takimi i 18 gushtit do të shënojë takimin e tretë midis Kurtit dhe Vuçiqit.

Një takim mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë ishte paraparë të mbahej më 19 korrik, por sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, takimi u shty me kërkesën e Vuçiqit.

Peter Stano konfirmon ftesën e BE-së për takim në mes të Kurtit dhe Vuçiqit

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika