Pas një pauze mbi njëorëshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë rinisur bisedimet nën ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë.
Dy udhëheqësit po takohen me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së, për të diskutuar zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve.
BE-ja më herët tha se Kurtit dhe Vuçiqit do t’iu prezantojnë një “plan të konsoliduar” të zbatimit të këtij propozimi, i cili synon t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje përfundimtare.
Para takimit trepalësh, Borrelli e Lajçaku kanë takuar ndaras kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë.
Së pari, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u takua me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell e emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Pastaj, ata kanë pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.