Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se takimi i radhës i nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillohet më 2 maj në Bruksel.
“Detyra e Komisionit të përbashkët është që të mbikqyrë implementimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin e implementimit të saj. Ky është rezultat konkret dhe implementim konkret i asaj që ishte arritur para 30 ditësh në takimin e nivelit të lartë, mes presidentit të Serbisë, Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Kurti“, ka thënë Stano.
Ndryshe, herën e fundit, Kurti dhe Vuçiq janë takuar në Ohër më 18 mars, ku edhe kanë nënshkruar aneksin e zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.