Kurti: Dialogu duhet të jetë parimor, me njohje reciproke në qendër

Albin Kurti është shprehur se procesi i dialogut Kosovë-Serbi duhet të jetë parimor , për të sjellë normalizim të marrëdhënieve dhe një marrëveshje ligjërisht të obligueshme e që ka njohjen reciproke në qendër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Christine Lambrecht, pas takimit të tyre kanë mbajtur një konferencë për media.

Shefi i ekzekutivit, së bashku me Lambrecht kanë diskutuar për vazhdimin e mbështetjes së Kosovës drejt anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe për liberalizim të vizave.

Kurti është shprehur se mbështetja e Gjermanisë në shtetndërtimin e Kosovës është e madhe.

Ai ka thënë se në këtë takim është biseduar edhe për dialogun me Serbinë, duke vënë në theks njohjen reciproke, për të sjellë normalizim të marrëdhënieve.

“Vizitat e ndërsjellta rikonfirmojnë marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve tona dhe janë mundësi e thellimit të miqësisë. Gjermania jo vetëm që është aleat i joni, por edhe shtëpia e mijërave shqiptarë”, ka thënë Kurti.

Ai ndër të tjera ka shtuar se Gjermania ka dhënë kontribut të çmuar për çlirimin, pavarësimin e shtetit të Kosovës, dhe u ka hapur dyert mijëra shqiptarëve.

Biseduam edhe për aplikimin në shumë organizata ndërkombëtare dhe për liberalizimin e vizave.

“Dialogu duhet të jetë parimor për të sjellë normalizim të marrëdhënieve dhe një marrëveshje ligjërisht të obligueshme e që ka njohjen reciproke në qendër”, ka theksuar Kurti.

Ndërsa, Lambrecht ka thënë se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është shumë i rëndësishëm.

Ajo ka falënderuar Kosovën për pozicionin e qartë në lidhje me luftën e Ukrainës.

No description available.

“Kosova e dënoi qartë agresionin e Rusisë duke vendosur sanksione. Ju përgëzojmë që po mbroni vlerat e paqes dhe lirisë, vlera këto që janë të rëndësishme për Bashkimin Evropian”, ka thënë ajo.

Ajo ndër të tjera ka shtuar se “Ne do t’iu qëndrojmë përkrahë në rrugën tuaj drejt integrimeve në Bashkimin Evropian.”

Ministrja gjermane e Mbrojtjes është shprehur se Gjermania i ofron mbështetje Kosovës edhe në aspektin ushtarak.

“Ne do të vazhdojmë angazhimin tonë edhe në KFOR, por edhe sa i përket zhvillimit të FSK-së”, ka thënë ajo.

Lambrecht, ndër të tjera ka theksuar se shpreson se do të ketë vendime të mira në Bruksel, dhe Gjermania do t’i njehë dokumentet e Kosovës.

No description available.

Ndryshe, Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, gjatë ditës ka mbërritur në Kosovë, në kuadër të vizitës së saj në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ajo në Prishtinë është pritur nga kryeministri Albin Kurti.

No description available.

Para se të vijë në Prishtinë, ministrja gjermane e Mbrojtjes qëndroi në Beograd, ku u prit në takim nga presidenti Aleksandër Vuçiq.

Atje, ministrja gjermane tha se paqja, liria dhe integriteti territorial janë themeli mbi të cilin vendoset bashkëpunimi në BE.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika