Kurti: Diaspora e Kosovës e ka pasuruar vendin në mënyra të panumërta

Kryeministri, Albin Kurti, ka theksuar se diaspora e Kosovës ka kontribuar në pasurimin e vendit në shumë mënyra të ndryshme. Ai ka përmendur disa nga këto mënyra, duke përfshirë avokimin kundër gjenocidit, sigurimin e mbështetjes financiare

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se diaspora e Kosovës e ka pasuruar vendin tonë në mënyra të ndryshme.

Kurti ka shprehur nderimin e tij për inaugurimin e Forumit “Ulpiana”, duke e cilësuar si një iniciativë të rëndësishme që eksploron bashkëpunimin inovativ mes qeverisë dhe diasporës.

“Diaspora e Kosovës e ka pasuruar vendin tonë në mënyra të panumërta: avokimi kundër gjenocidit, sigurimi i mbështetjes financiare, shkëmbimi i aftësive të tyre të gjera etj. I nderuar për inaugurimin Forumit ‘Ulpiana’, i pari i këtij lloji, duke eksploruar bashkëpunimin inovativ qeveri-diasporë”, ka shkruar Kurti në X.

Kurti, gjatë fjalimit të tij, ishte cak i një aksioni simbolik të aktivistëve të PSD-së.

Ata ia ndërprenë fjalimin Kurtit, duke ia lëshuar në zmadhues disa deklarime të tij ku e mohonte Asociacionin ose “Zajednicën”. Gjithashtu, gjatë fjalimit të Kurt,i aktivistja e PSD-, Donjeta Demolli, po mbante një parullë ku shkruante “Pe do pushtetin, pe bën Zajednicën”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika