Kurti: Do të dështojnë përpjekjet e Serbisë për destabilizimin e Kosovës

Albin Kurti ka thënë se përpjekejt e Serbisë për destabilizimin e shtetit të Kosvës do të dështojnë. Sipas Kurtit, ngjarjet në veri të Kosovës mund të jenë të lidhura me planin franko-gjeman

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar gjatë ditës së diel nga Prizreni, për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ku disa përfaqësues nga komuniteti serbë janë dorëhequr nga institucionet e Kosovës.

Kurti tha se do të dështojnë përpjekjet e Serbisë për destabilizimin e Kosovës.

“Unë e di që një përpjekje e tillë do të jetë e pasuksesshme, shteti ynë është i fortë duke qenë demokratik, duke qenë i rreshtuar me SHBA, NATO dhe BE. Kurse liberalizimi i vizave është diçka tjetër, dhe besoj se kjo sagë do të përmbyllet dhe nuk ka lidhje që bëhet në Kosovës, ndoshta në Beograd besojnë një gjë të tillë”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, ngjarjet në veri të Kosovës mund të jenë të lidhura me planin franko-gjeman.

“Ka mundësi që ata nuk dëshirojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe tash kanë zgjedhur këtë rrugën tjetër, por unë besoj që të dëgjueshmit e tyre, janë pakrahasimit strukturat e ndryshme ilegale, se sa qytetarët e vendit tonë që janë me përkatësi etnike serbe”, tha ai shkruan RTK.

Kurti tha se nuk ka marrë ndonjë letër për vendime për targa nga qytetarët serbë.

“Unë nuk kam marrë letra për vendime për targat nga qytetarët serbë të Kosovës”, tha Kurti.

Ndërkaq, Kurti ka folur për periudhën që do të jetë në javët dhe muajt në vijim rreth procesit të targave. Sipas tij, nga 843 qortime të dhëna deri më tani nga policia për drejtuesit e makinave me targa pa leje,  kishte 0 incidente apo ankesa. Për mundësinë e rrezikimit të situatës së sigurisë, Kurti tha ajo mund të rrezikohet nga grupet kriminale që veprojnë në Kosovë dhe në veri. Ai ka thënë se kanë bërë shkatërrime të grupeve kriminale.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika