Kurti: Do të ketë vetëmenaxhim për komunitetin serb, jo për komunat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti e ka mohuar se vetëmenaxhimi ka të bëjë me vetëqeverisje apo me vetadministrim të komunitetit serb.

Vetëmenaxhimi, sipas tij, nuk është territorial, dhe se ka të bëjë me komunitetin serb.

“Vetëmenaxhimi i përket nenit 7, thotë vetëmenaxhim për komunitetin serb, jo për komunat, nëse vetëmenaxhimi do të ishte te komunat, do të kishte të bënte me vetëqeverisjen lokale. Vetëmenaxhimi nuk u referohet serbëve në territorin ku banojnë, por në identitetin që kanë”, ka thënë ai.

Tutje, për marrëveshjen me Serbinë, ai tha se është platformë solide për të ecur përpara.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika