“Kurti do të provojë me çdo kusht e mundësi për të krijuar qeveri”, thotë Mushkolaj


Imer Mushkolaj, analist ka deklaruar se kryeministri aktual dhe njëheraz edhe fituesi i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, Albin Kurti nuk do të “dorëzohet” për krijimin e qeverisë, pasi që ai do të provojë me çdo kusht e mundësi krijimin e saj.

Mushkolaj në “Debat Plus” tha se situata për krijimin e qeverisë është një temë serioze pavarësisht anës së partive politike, qoftë VV-ja apo edhe partitë opozitare.

“ Dy opsione të ndryshme dhe asnjëra fatlume për qeveri stabile. Edhe VV-ja me çfarëdo përpjekje, modeli me i arrit 61 mos të harrojmë se tash një vit kemi çështjen e presidentit/es. Edhe opozita do të ballafaqohet me situatën e tillë.  Të dy opsionet janë me një kohëzgjatje prej një viti. Edhe nuk e marrë punët kryer dhe t mirqen se bashkohet opozita pasi posti i kryeministrit është problemi. LDK ka deklaruar se ose Lumiri kryeministër ose hiq. Nuk është e lehtë bashkimi i partive opozitare. Situata është serioze pavarësisht koalicioneve. Është e komplikuar. Kurti ka me provu me çdo kusht për krijimin e qeverisë. Nuk ka me deklaru se ky tha jo, jo dhe po tërhiqet. Cilado qeveri që krijohet ska me qenë stabile”, tha Mushkolaj.

Mushkolaj deklaroi se kjo qeveri ka një kohëzgjatje pre një viti.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika