Kurti do të raportojë në Kuvend në lidhje me zhvillimet e fundit rreth kidnapimit të policëve

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, pas kërkesës së opozitës do të raportojë në Kuvend në lidhje me zhvillimet e fundit, një ditë pasi forcat serbe kidnapuan tre policë kufitarë në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ora 17:30 do t’u përgjigjet deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me situatën pas kidnapimit të policëve të Kosovës nga ana e policisë serbe në veri të vendit.

Kjo vjen pasi opozita në seancën e sotme kërkoi nga kryeministri që të raportojë në lidhje me zhvillimet e fundit pas kidnapimit të policëve dhe gjendjen e tyre, situatën në veri dhe hapat që do të ndërmerren në vazhdim.

Ndërkaq, tashmë seanca e Kuvendit ka përfunduar në mungesë kuorumi, për të vazhduar pastaj me raportimin e kryeministrit në 17:30.

Ndryshe, më 13 qershor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviq.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve të ngjarjeve në Zveçan më 29 maj.

Të nesërmen, tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë kidnapuar nga forcat serbe në territorin e Kosovës.

Këto zhvillime po ndodhin në kohën kur tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur.

Tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika