Kurti: Duhet të veprojmë që rastet si ai i 35-vjeçares të mos përsëriten më

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se duhet të ketë mobilizim në të gjitha institucionet në mënyrë që të mos ketë përsëritje të rasteve si ai i 35-vjeçares shtatzënë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vrasja e 35-vjeçares shtatzënë, është e papranueshme.

Ai ka theksuar se në rastet e tilla duhet të ketë mobilizim në të gjitha institucionet në mënyrë që të mos ketë përsëritje të rasteve, të llojit të tillë.

“Ne duhet të vazhdojmë në njërën anë, fushatën institucionale kundër dhunës në familje dhe kundër vrasjes së grave që është shndërruar tash në një lajm të shpeshtë, e që është e papranueshme për ne dhe që duhet të dënohet nga të gjithë”.

“Në anën tjetër mekanizmat dhe organet shtetërore duhet të veprojmë për të gjitha këto raste e situata do të thosha në mënyrë që mos të ketë asnjëherë përsëritje të këtilla mizore e kaq të rënda për gratë, për shoqërinë tonë e në veçanti për ato familje”, shtoi Kurti.

Kreui qeverisë ka potencuar se prokurori, gjyqësori, policia, ministria e Drejtësisë, që të gjithë duhet të mobilizohen.

Kurti, këto komente i ka bërë pas prezantimit të buxhetit për vitin 2023 në Komunën e Gjakovës.

35-vjeçarja u privua nga jeta të mërkurën në oborrin e Qendrës Klinike Uiversitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë. E ndjera dyshohej të ishte vrarë nga bashkëshorti i saj. Ky I fundit ishte në arrati për 48 orë gjersa ishte Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla që bëri të ditur se i dyshuari, Sokol Halili ishte vetëvrarë.

Pas vetëvrasjes së tij, trupi i pajetë i Sokol Halilit është dërguar në emergjencën e QKUK-së, në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjinin, Drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka bërë të ditur se Sokol Halili kishte pasur shenja jete, por kishte ndërruar jetë gjatë dërgimit të tij në emergjencën e QKUK-së në Prishtinë.

“Mjeku në Emergjencë e ka konstatuar vdekjen e tij. Ai direkt është dërguar për ne Emergjencë pasi kishte shenja jete, duke e dërguar atje ka vdekur”, tha ai.

Detaje më të hollësishme ka dhënë doktori Florim Bekteshi, i cili ka thënë se trupi i pajetë i Halilit, ka arritur në rreth orës 14:20 minuta.

Osmani viziton familjarët e 35-vjeçares që u vra në oborrin e QKUK-së (VIDEO)





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika