Kurti e akuzoi për koordinim me Serbinë, Lajçak: Kur nuk të pëlqen mesazhi, sulmon lajmëtarin

Miroslav Lajçak, emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka reaguar ndaj akuzave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se po koordinohet fshehurazi me Beogradin

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (Foto: Zyra e Kryeministrit) Foto nga takimet e mëhershme

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i është përgjigjur kryeministrit, Albin Kurti, ndaj akuzave të tij se po “koordinohet fshehurazi” me Beogradin.

Kurtit, Lajçaku iu përgjigj nga forumi 2BS që po mbahet në Budva, duke theksuar se nuk ka të ardhme evropiane pa dialog.

“Kur nuk të pëlqen mesazhi, e sulmon lajmëtarin. Kështu funksionon. Dialogu është këtu që nga 2011. Ka pas qeveri të ndryshme në Kosovë e Serbi, përfaqësues të ndryshëm nga BE-ja por dialogu është e vetmja rrugë, sepse fakti është shumë i thjeshtë nuk ka të ardhme evropiane pa normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe nuk ka normalizim pa Dialog, kjo është më e rëndësishmja. Sa më shpjet të gjejmë një marrëveshje do të jetë mirë për Kosovën, Serbinë dhe për rajonin”, ka thënë Lajçak.

Kurti gjatë muajit shtatori pati thënë se të dy (Lajçak dhe Aleksandër Vuçiq) kishin për qëllim që marrëveshja bazike në mes të Kosovës dhe Serbisë të mos zbatohej në plotni, por vetëm pjesa për Asociacionin.

“E kuptova që dokumenti i Serbisë që në titull tregonte shpërfilljen e marrëveshjes bazike, së pari zbatimi i Asociacionit dhe pastaj diskutimi për planin e BE-së, në fakt ishte shndërruar në qëndrim të Lajçakut. Si i tillë, Lajçaku dhe Vuciqi dukej se ishin koordinuar, me një qëllim të vetëm që ta bëjnë të pamundur një skenar në të cilin marrëveshja zbatohet në plotni dhe t’i japin jetë një skenari alternativ, që gjysma e marrëveshjes zbatohet, kurse pjesa tjetër të mos zbatohet”, pati thënë ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika