Kurti e Hyseni inaugurojnë parkun “Banja” dhe fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi”

"Prej takimit të fundit në tetor 2022, Gjilani sot e ka Qendrën e Re të Mjekësisë Familjare, Mireshi shumë shpejt do të bëhet me çerdhe të re, ndërkaq sot përuruam parkun “Banja” me 17 mijë m2 dhe fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” me vlerë 2.4 milionë euro", ka shkruar Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, e kanë inauguruar sot fillimin e punimeve të rrugës “Hamdi Kurteshi” dhe kanë përuruar parkun “Banja”.

Në një postim në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se ka qenë në vizitë në komunën e Gjilanit për të parë punën që po bëhet dhe për të dëgjuar për planet për vitin e ardhëm.

“Prej takimit të fundit në tetor 2022, Gjilani sot e ka Qendrën e Re të Mjekësisë Familjare, Mireshi shumë shpejt do të bëhet me çerdhe të re, ndërkaq sot përuruam parkun “Banja” me 17 mijë m2 dhe fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” me vlerë 2.4 milionë euro”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa, ka thënë se për vitin tjetër janë katër projekte kryesore, si Stadiumi i qytetit, Unaza rrugore, Bulevardi i qytetit dhe Autostrada e Gjilanit.

“Stadiumi i qytetit për të cilin janë ndarë rreth 15 milionë euro. Procedura e tenderimit fillon javën e ardhshme. Unaza rrugore që në total do të kushtojë rreth 26 milionë euro e që është buxhetuar për vitin 2024. Bulevardi i qytetit në vlerë prej 12 milionë euro me 20 mijë m2, hapësirë publike, me infrastrukturë nëntokësore, me parking nëntokësor, gjithashtu i buxhetuar për vitin e ardhshëm. Autostrada e Gjilanit në të cilën po vazhdon puna në sajimin e problemeve që janë paraqitur së fundmi me rrëshqitjen e dheut e që kanë shkaktuar vonesa drejt finalizimit të saj deri në Bresalc, kurse për vazhdimin e saj deri në Dheun e Bardhë tashmë është ndarë buxheti dhe në fillim të vitit tjetër do të fillojnë procedurat e prokurimit”, ka vijuar ai.

Kurti ka thënë se kryetari Hyseni ka vazhduar që të paguajë borxhet e komunës nga e kaluara dhe se për dy vjet në zyrë tashmë janë paguar rreth 10 milionë euro, e për vitin e ardhshëm kanë mbetur më pak se dy milionë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika