Kurti: E kemi obligim të mos i harrojmë kurrë vrasjet e fëmijëve nga Serbia

"Liria jonë i ka rrënjët te të rënët për liri. Vrasjet e fëmijëve në Kosovë janë krimet më të tmerrshme të Serbisë. Andaj e kemi obligim, për lirinë dhe paqen që e gëzojmë, për drejtësinë që e synojmë që kurrë mos t’i harrojmë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë", ka deklaruar Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në ekspozitën “Bebëzat e mallit” ka thënë se vrasjet e fëmijëve në Kosovë janë krimet më të tmerrshme të Serbisë, duke theksuar se Kosova e ka obligim që të mos i harrojë kurrë këto vrasje.

Ai, në këtë ekspozitë të fotografit Korab Krasniqi dhe kuratores Vesa Sahatçiu, dedikuar fëmijëve të vrarë, të zhdukur dhe të prekur nga lufta në Kosovë, ka thënë se liria e Kosovës i ka rrënjët te të rënët për liri.

“Krahas së qenit një hapësirë e posaçme e përkujtimit, kjo ekspozitë e hapur sonte në Ministrinë e Drejtësisë, është edhe ftesë për reflektim rreth mënyrës se si e mendojmë dhe përfaqësojmë humbjen, individuale a kolektive”, ka thënë Kurti.

Për të nderuar dhe lartësuar kujtimin e fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës, Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës është e angazhuar në projektin për memorialin dedikuar atyre.

“Liria jonë i ka rrënjët te të rënët për liri. Vrasjet e fëmijëve në Kosovë janë krimet më të tmerrshme të Serbisë. Andaj e kemi obligim për lirinë dhe paqen që e gëzojmë, për drejtësinë që e synojmë që kurrë të mos i harrojmë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika