Kurti e mbron fuqishëm Nagip Krasniqin edhe pas ngritjes së aktakuzës së dytë: Ai i ka çmendur me suksese kundërshtarët

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, dhe dy personave tjerë me inicialet Y.D. dhe I.Z. Në njoftim, sot(e hane), u tha që të pandehurit akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021-2023 i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 37 milionë euro.

Megjithëkëtë, kryeministri Albin Kurti përkundër kësaj vazhdon ta mbrojë fuqishëm ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

“Drejtori, kryeshefi Krasniqi i solli 105 milion fitim KEK-ut për vitin 2022. Ky i ka çmendur kundërshtarët tanë, një pjesë e madhe e të cilëve janë në prokurori, dhe ky sulm që është bërë ndaj drejtorit është bërë për shkak të suksesit të tij, jo për shkak të dështimit të tij. Tash rasti është komplet procedural”, tha sonte Kurti gjatë intervistës në RTK.

Ai po ashtu ka thënë se “Kishte disa mësymje të prokurorisë tek ministrat tanë dhe në fund përfunduan në raste procedural që do te duhej të ishin civile administrative jo penale, por pikërisht për të arsyetuar veten filloi një lloj persekutimi. Paramendoni po të kishte pas korrupsion te ne çka do të na bënin, këtë na e kanë bërë duke mos pas korrupsion”, ka thënë ai.

Kurti: Me oligarkët s’ka dialog

Sa i përket daljes publike të odave ekonomike në Kosovë të cilat kanë thënë se mungon dialogu social në mes të qeverisë dhe bizneseve të prezantuara nga odat ekonomike, gjithashtu ato thonë se klima e të bërit biznes është më e keqe se sa përpara, Kurti ka thënë se nëse ka mungesë të dialogut është ajo me oligarkët.

“Nëse ka ndonjë mungesë dialogu është mungesa e dialogut me oligarkët, nuk është mungesa e dialogut as me odat, as me bizneset e vogla dhe të mesme, as me bizneset e mëdha, me oligarkët mund të mungojë dialogu dhe nuk duhet të ngatërrojmë gjërat. Klima e të bërit biznes në Kosovë kurrë s’ka qenë më e mirë se kaq, me ndihmën e USAID-it amerikanë e kemi marrë edhe vlerësimin e parë kreditor Sovran, e kemi marr dy B minus. Dhe klima e të bërit biznes në Kosovë është përmirësuar. Kjo mund të mos i ketë pëlqyer i cili përpara ka pasur favore, privilegje, kanë ardhur në zyrën e kryeministrit pa trokitur oligarkë të ndryshëm kjo nuk ekziston më”, ka thënë ai.

Por, kush janë oligarkët sipas Kurtit.

“Janë nja tre-katër oligarkë, nuk janë më shumë edhe janë disa të tjerë rrotull të cilët mandej kanë influencën e tyre edhe në skenën mediale por përpara kanë pasur kontroll të madh në pushtetin politik, kjo nuk ekziston më. Unë nuk besoj që çfarëdo vlerësimi objektiv në Kosovë mund ta nxjerr Kosovën që klima e të bërit biznes sot është më keq se sa para katër viteve, para tetë viteve apo para 15 viteve, është veçse më mirë. Si bëhet pra investimet e huaja direkte që të rriten 134 për qind. Ne i kemi dikund rreth 20 mijë profesionist në sektorin TEK të teknologjisë informacionit dhe të komunikimit, me ç’rast janë diku 15 mijë firma prominente dhe 10 për qind të tyre janë në pronësi të huaj, pra firmat tona po blihen prej investitorëve të huaj, si është e mundur që s’ka klimë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika