Kurti e mirëpret deputetin britanik Vickers, bisedojnë për sektorin e energjisë

Këtë të premte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim deputetin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar nga radhët e Partisë Konservatore, Martin Vickers. Deputeti Vicker u shpreh se do të inkurajojë kompanitë britanike që të hulumtojnë mundësitë në Kosovë

Pamje nga takimi i kryeministrit Kurti me deputetin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar nga radhët e Partisë Konservatore, Martin Vickers





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me Shefin e Stafit të tij, Luan Dalipi, të premten e dy dhjetorit kanë mirëpritur deputetin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar nga radhët e Partisë Konservatore, njëherësh të dërguarin për Tregti të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers.

Kurti i ka uruar mirëseardhje deputetit Vickers dhe e ka falënderuar për takimin e mikpritjen gjatë vizitës tij në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të muajit nëntor.

“U diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe të mëtejmë të tij në fushën e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, energjisë, mbrojtjes dhe kulturës. Vëmendje e veçantë iu dha sektorit të energjisë dhe investimeve të huaja”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Tutje në njoftim thuhet se kryeministri Kurti ka njoftuar deputetin Vicerks për veprimet e Qeverisë dhe planet për sektorin e energjisë, me fokus burimet e energjisë së ripërtëritshme dhe efiçiencës energjetike.

“Duke marrë parasysh ekspertizën e Mbretërisë së Bashkuar në energji të ripërtëritshme, deputeti Vicker u shpreh se do të inkurajojë kompanitë britanike që të hulumtojnë mundësitë në Kosovë. Ai po ashtu e vlerësoi pozitive faktin që nga tash e tutje agjencia qeveritare, UK Exports Finance është e disponueshme edhe për Kosovën, që sipas z. Vicker, do të tërheqë edhe më shumë kompani nga Mbretëria e Bashkuar në Kosovë”, thuhet tutje në njoftimin e Zyrës së Kryeminsitrisë.

Mes tjerash deputeti Vicker ishte i shoqëruar nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Nicolas Abbott.





Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika