Kurti e njofton ministrin gjerman për lidhjen e Serbisë me sulmin terrorist

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka njoftuar ministrin gjerman të Ushqimit dhe Bujqësisë, Cem Özdemir, me provat që dëshmojnë përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri gjerman i Ushqimit dhe Bujqësisë, Cem Özdemir.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në ndërtesën e Qeverisë për një takim dypalësh ministrin gjerman të Ushqimit dhe Bujqësisë, Cem Özdemir, të shoqëruar nga stafi i tij dhe nga ambasadori gjerman në Republikën e Kosovës, Jörn Rohde.

Kryeministri Kurti e ka njoftuar ministrin Özdemir për zhvillimet politike të fundit në Kosovë, duke përfshirë sulmin terrorist të 24 shtatorit dhe hetimet që po kryhen në lidhje me të.

Ai gjatë takimit ka theksuar edhe faktet që dëshmojnë për lidhjen dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë në këtë sulm. Kryeministri gjithashtu e falënderoi Gjermaninë për rolin e rëndësishëm të ushtrisë gjermane Bundeswehr në KFOR.

Ndërkaq, gjatë takimit, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, ata biseduan për marrëdhëniet dypalëshe diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve, si dhe për ndikimin pozitiv të diasporës së Kosovës në Gjermani.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri gjerman i Ushqimit dhe Bujqësisë, Cem Özdemir.

Ministri gjerman Özdemir, e ka përgëzuar Qeverinë për reformat e ndërmarra, me theks ato në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural e përmes së cilave Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Gjatë takimit, kryeministri e njoftoi ministrin Özdemir edhe për zhvillimet politike në vend, sulmin terrorist të 24 shtatorit, hetimet rreth tij, faktet që dëshmojnë për lidhjen dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë dhe për punën profesionale të Policisë së Kosovës.Për punën profesionale të Policisë u shpreh mirënjohës edhe ministri gjerman, i cili gjithashtu shprehu ngushëllime për policin e rënë në detyrë, Afrim Bunjaku, në ditën e sulmit terrorist”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Ministri gjerman, Özdemir të mërkurën gjatë gjithë ditës ka qëndruar për vizitë zyrtare në vend.  Paraprakisht kishte zhvilluar edhe një takim me homologun e tij, ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i cili bashkë me zëvendësministrin Imri Demelezi dhe Shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi ishin po ashtu të pranishëm në takimin e mbajtur në kryeministri.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika