E para e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti do të mbajnë konferencë për media pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA).
Të shtunën, liderët e vendit po kthehen në Kosovë pas nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në, ku Kosova pritet të përfitojë një grant për energjinë në vlerë prej 200 milionë dollarësh.
Ndërsa, shefja e shtetit dhe i pari i ekzekutivit do të mbajnë konferencë për media në aeroportin e Prishtinës rreth orës 12:30.
“Sot (30.07.2022), në orën 12:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe Kryeministri Albin Kurti, mbajnë konferencë për media lidhur me vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin për media nga Presidenca e Kosovës.
Ndërsa, përfaqësuesit e shtetit të hënën, ishin takuar për herë të parë me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara(SHBA), Antony Blinken, me të cilin ishin dakorduar që në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë të mbajnë qëndrim konstruktiv.