Kurti e pret në aeroport kryeministrin e Irlandës

“Sonte në aeroportin e Prishtinës e mirëpritëm Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar në vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në Kosovë. Mirë se vini në Republikën e Kosovës, z. Varadkar!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kryeministri Abin Kurti, në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka pritur kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.

Kryeministrit irlandez, Kurti i uroi mirëseardhje në Republikën e Kosovës.

“Sonte në aeroportin e Prishtinës e mirëpritëm kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, në vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në Kosovë. Mirësevini në Republikën e Kosovës, z. Varadkar!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Në datat 10 deri më 11 janar 2024, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare kryeministri i Irlandës Varadkar, së bashku me një delegacion shoqërues.

Në një komunikatë për media nga Policia e Kosovës thuhet se gjatë kësaj vizite policia do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) nga aeroporti ndërkombëtar në drejtim të kryeqytetit, afër objekteve shtetërore, si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika