Kryeministri i Kosovës, është takuar me profesorin amerikan Daniel Serwer.
Kurti theksoi se kjo është hera e parë që takohet me të në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, derisa theksoi se profesori Serwer është një mik i madh i Kosovës.
“Kënaqësi të ritakohesha me profesorin Daniel Serwer, një diplomat i madh dhe një mik edhe më i madh i Kosovës. Ky ishte vetëm i fundit nga takimet e shumta që kemi pasur gjatë më shumë se dy dekadave, por ishte hera e parë që pata privilegjin ta mirëpres në Zyrën e Kryeministrit. Si gjithmonë, jam mirënjohës për analizën e tij therëse dhe këshillat e tij të mençura për çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet Republika jonë dhe qytetarët e saj, dhe rajoni në tërësi”, tha ai.