Kurti e Rashiq pritet të marrin pjesë në vendosjen e gurthemelit të shtëpisë së një familjeje gorane

Në fshatin Muhoc të Ferizajt, nga ora 10:40, Kurti bashkë me ministrin Nenad Rashiq, merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të shtëpisë së një familjeje gorane

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, pritet të marrin pjesë në vendosjen e gurthemelit të shtëpisë së një familjeje gorane.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ngjarja do të zhvillohet në fshatin Muhoc të Ferizajt, nga ora 10:40.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, merr pjesë në vendosjen e gur themelit të shtëpisë së familjes gorane përfituese e mbështetjes së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës, Kurti së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, do ta vizitojnë rrugën e asfaltuar në hyrje të Dragashit.

Krahas kësaj, ata do të zhvillojnë takim me kryetarin e komunës, Bexhet Xheladini dhe zyrtarin komunal për komunitete dhe kthim, Uzair Hamza.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika