Kurti e Rrahmani replikojnë në Kuvend për Kodin e ri Civil, me nenin që u hap rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kodi i ri Civil, të cilin Qeveria synon ta bëjë gati për miratim në Kuvend deri më 15 nëntor është bërë çështje debati në seancën e sotme plenare në Kuvend, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe deputetit Eman Rrahmani.

Përfshirja e një neni aty i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë, nxiti replika mes Kurtit dhe Rrahmanit.

Deputeti i PDK-së e pyeti Kurtin për këtë çështje, të cilën e konsideroi “të dëmshme për familjen tradicionale”.

“Pse po vazhdoni kryeministër sërish me këtë agjendë, pavarësisht kundërshtimit të mëparshëm”, tha ai.

Kurti, tha se “Qeveria planifikon ta sjell Kodin Civil në Kuvend sepse Kosovës i nevojitet një reformë e qëndrueshme e reformës civile”.

“Tash mbrojtja e familjes, pa dyshim që është pjesë thelbësore e kësaj reforme”, tha ai.

Rrahmani e kritikoi Kurtin për ikje nga përgjigjja, duke i thënë se “te Kodi Civil dihet çka është kundërshtu”.

Kurti tha se “Kodi Civil i ka 997 faqe. I ka 1630 nene”.

“Ka mundësi që ndihmon nëse i lexoni dhe i shqyrtoni edhe këto nenet tjera”, tha ai, duke iu drejtuar ish-deputetit të LVV-së.

“Është jashtëzakonisht voluminoz. Përqendrimi në vetëm dy nene është rrezik ju bëhet obsesion. Nuk ndihmon ajo. Nuk ndihmon”, tha Kurti.

Ai tha se Rrahmani i rilexon “pafundësisht” vetëm dy nene të atij Kodi që po përgatitet.

“Nuk dua ta mohoj vlerën e secilit nen, por rëndësia më e madhe i përket tërësisë. 997 faqe, 1630 nene. Ju i rilexoni pafundësisht veç nja dy. Provoni edhe këto tjerat. Ky është një sugjerim dashamirës i imi”, tha Kurti.

“Nuk është mirë të degradohen 997 faqe me 1630 nene, në dy të tilla, prej të cilave ju s’po arrini të dilni jashtë si horizont i kuptimit dhe mendimit”, tha kryeministri.

Rrahmani tha se nuk do të hyjë asnjëherë “në horizontin” e Kurtit, ndërsa paralajmëroi se do të bëjë përpjekje për ta penguar miratimin në Kuvend të këtij Kodi Civil, i cili sipas tij “e cenon familjen”.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika