Kurti e uron popullin kroat edhe homologun e tij për anëtarësim në Eurozonë dhe Zonën Shengen

Urime popullit kroat dhe kryeministrit Andrej Plenkoviq për arritjen e këtij momenti historik, ka uruar i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar homologun e tij kroat Andrej Plenkoviq, pasi vendi i këtij të fundit është pranuar në Eurozonës dhe Zonës Shengen nga 1 janar të vitit 2023.

“Urime popullit kroat dhe kryeministrit Andrej Plenkoviq për arritjen e këtij momenti historik”, ka shkruar në Twitter Kurti.

“Me mbështetjen unanime të sotme të Bashkimit Evropian për heqjen e kontrolleve kufitare, Kroacia tani është e vendosur të bëhet anëtare e Eurozonës dhe Zonës Shengen deri më 1 janar 2023”, ka shtuar Kurti.

Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur të enjten pajtueshmëri për pranim të Kroacisë në zonën Schengen.

Në Zonën Schengen nuk janë pranuar Bullgaria dhe Rumania. Dy shtete anëtare ishin kundër hyrjes së tyre në këtë zonë.





Kroacia pranohet në zonën Schengen

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika