Kurti e uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave në anëtarësim në Bashkimin Evropian

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Ajo ka shkruar në Tëitter se anëtarësimi i tyre në BE do ta forcojnë rajonin dhe Evropën, teksa ka thënë se bashkë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të festojë edhe Kosova.

“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kosova feston arritjet tuaja historike dhe bashkohet me angazhimin tuaj drejt reformave që do të transformojnë vendet tuaja dhe do të forcojnë rajonin dhe Evropën tonë”, ka shkruar Kurti.

ë martën, zyrtarisht kanë nisur negociatat për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Procesi ishte i bllokuar që dy vjet për shkak të vetos së Bullgarisë e cila kishte konteste të hapura me Maqedoninë e Veriut në lidhje me historinë dhe gjuhën. Meqenëse integrimi i Shqipërisë ishte bashkë në një pako me Maqedoninë e Veriut, procesi u bllokua edhe për të.

Ndërkaq, pas miratimit në Kuvendin e Maqedonisë të “Propozimit Francez”, u krijua hapësirë që negociatat të fillonin menjëherë. Me këtë propozim ishte pajtuar edhe shteti bullgar, i cili është zotuar se më nuk do të jetë bllokues i procesit.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika