Kurti e vlerëson lart kontributin e ish-presidentit Rugova për pavarësi

Kryeministri Albin Kurti e ka vlerësuar lart figurën ish-presidentit Ibrahim Rugova për pavarësi.

Në postimin e tij, Kurti e ka përshkruar Rugovën si një figurë që përfaqësonte “fjalën e qetë dhe të urtë, me punën e vazhdueshme dhe të durueshme”, duke e cilësuar atë si një simbol të politikave për liri, demokraci dhe pavarësi në Kosovë dhe jashtë saj.

Kurti ka folur mbi sfidat e dekadës së fundit të shekullit të kaluar, duke theksuar figura kyçe në zhvillimet politike dhe shoqërore të kohës.

“Fillimi i dekadës së fundit të shekullit të kaluar ishte i rëndë dhe i vështirë, por: Dr. Gazmend Zajmi ishte në krye të hartimit të kushtetutës për mëvetësi me vetëvendosje; Anton Çetta i printe pajtimit të gjaqeve mes shqiptarëve; Adem Demaçi u kthye te populli i tij pas gjithsej 28 vite nëpër burgje; Dr. Ibrahim Rugova e udhëhiqte Alternativën për pavarësi me një rezistencë paqësore; Dr. Ejup Statovci ishte në krye të rimbëkëmbjes së Universitetit të Prishtinës; Ukshin Hoti organizonte demonstrata popullore e shkruante për demokraci autentike; Akademik Rexhep Qosja dominonte debatet historike dhe frymëzonte rininë patriotike; etj. E në fillim të asaj dekade, pasi ishin kthyer nga stërvitjet ushtarake në Shqipëri, Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe Sali Çekaj organizonin grupet e armatosura drejt formimit të UÇK-së.”, tha ai.

Në vazhdim, ai ka shtuar se “Qëndresa shoqërore që i parapriu protestave aktive studentore dhe luftës së lavdishme çlirimtare, kërkonte angazhim intelektual e kontribut qytetar, përkushtim kombëtar e nivel kulturor, vetëdije politike e afirmim ndërkombëtar. Me fjalën e qetë dhe të urtë, me punën e vazhdueshme dhe të durueshme, Presidenti Rugova përfaqësonte politikat e tij në Kosovë dhe jashtë saj, për liri, për demokraci dhe për pavarësi.”

Zbulimin e shtatores së Ibrahim Rugovës në Podujevë, të realizuar nga skulptori Gëzim Muriqi, Kurti e ka cilësuar si një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e ikonografisë së shesheve publike, duke e nderuar dhe kujtuar kështu kontributin e Rugovës.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika