Kurti e Vuçiq konfirmojnë pjesëmarrjen, BE jep detaje për takimin e ardhshëm në Ohër

Takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak. Bruksel, 27 shkurt 2023.

Tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar 18 marsi si data e takimit në Ohër, në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciq.

Takimi i cili do të zhvillohet në kuadër të dialogut, pritet të diskutohet për planin e zbatimit të marrëveshjes të propozuar nga BE.

Sipas njoftimit të BE-së, Kuti dhe Vuçiq e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Në njoftimin e tyre thuhet edhe se së pari përfaqësuesi i Lartë dhe përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojnë takime të veçanta me Kurtin dhe Vuçiq, dhe pastaj do të pasojë edhe takimi i përbashkët trepalësh.

“Përfaqësuesi i Lartë dhe përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojnë takime të veçanta me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh. Takimi do të fokusohet në finalizimin e Aneksit Zbatues të Marrëveshjes së BE-së për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika