Kurti emëron këshilltar të jashtëm politik, Bekim Qokun

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Bekim Qokun, këshilltar të jashtëm politik për marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Bekim Qokun si këshilltar të jashtëm politik për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut.

Kështu është bërë e ditur në një komunikatë për media nga Qeveria e Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar z.Bekim Qoku, këshilltar i Jashtëm Politik i kryeministrit për marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.

Kurti i ka uruar suksese në detyrën dhe përgjegjësitë e reja, në funksion të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë se presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, më 3 prill ka emëruar Donika Kadaj Bujupin, këshilltare në Kabinetin e Presidentes.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se “Kadaj Bujupi ka përvojë të gjatë parlamentare, si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës në pesë mandate, ku ka shërbyer në komisione të ndryshme, përfshirë atë të politikës së jashtme, integrimit evropian, arsimit”.

Sipas njoftimit, në Presidencë, Kadaj Bujupi do të angazhohet, ndër të tjera, në fushën e komunikimit publik dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Kadaj Bujupi në të kaluarën ishte deputete e AAK-së, pastaj ishte transferuar në LVV, kurse së fundmi nuk ishte e angazhuar në ndonjë parti politike, por vetëm si analiste në studio televizive.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika