Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Nenad Vukmiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.
Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti i ka uruar suksese Vukmiroviqit në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.
Para tij, për këtë pozitë ishte Radoica Radomiroviq, por ishte shkarkuar nga puna për shkak të dyshimeve për përfshirje në aktivitete të dyshimta në veri sipas informacioneve nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Kështu kishte njoftuar, ministri Nenad Rashiq në një konferencë për media për të treguar arsyet që çuan deri te vendimi i shkarkimit nga puna.