Kurti: Enver Zymberi do të mbetet simbol i përjetshëm i sovranitetit dhe i ligjshmërisë në vendin tonë

"12 vite më parë, ai u vra nga strukturat kriminale serbe gjatë një aksioni që po zhvillonte Policia e Kosovës në veriun e vendit tonë, ai do të mbetet simbol i përjetshëm i sovranitetit dhe ligjshmërisë në Republikën e Kosovës", ka thënë kryeministri Kurti gjatë përkujtimit të policit të rënë në detyrë, Enver Zymberi

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar policin e rënë gjatë detyrës, Enver Zymberi, në 12-vjetorin e vdekjes së tij, duke theksuar se ai do të mbetet simbol i përjetshëm i sovranitetit dhe i ligjshmërisë në Republikën e Kosovës.

Në adresimin e tij në mbledhjen e qeverisë, shefi i ekzekutivit, përveç përkujtimit të intelektualit Adem Demaçi në pesëvjetorin e vdekjes së tij, ka theksuar se një vit më parë, në të njëjtën datë, ishte caktuar 26 korriku si dita memoriale e policëve të rënë në kryerje të detyrës, datë kjo e cila përkon me përvjetorin e rënies së zyrtarit policor, heroit, Enver Zymberi.

“12 vite më parë, ai u vra nga strukturat kriminale serbe gjatë një aksioni që po zhvillonte Policia e Kosovës në veriun e vendit tonë, ai do të mbetet simbol i përjetshëm i sovranitetit dhe ligjshmërisë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë, ndër të tjera, se drejtësia dhe dënimi për vrasësit e tjerë është domosdoshmëri, ndërsa vijimësia dhe angazhimi i kolegëve të tij në çdo cep të Republikës së Kosovës është “shembulli më i mirë që e kemi mes nesh”.

“Drejtësia dhe dënimi për vrasësit tjerë është domosdoshmëri, ndërsa vijimësia dhe angazhimi i kolegëve të tij në çdo cep të Republikës së Kosovës është”shembulli më i mirë që e kemi mes nesh. Sot bashkë me të po kujtojmë edhe pjesëtarë të rënë gjatë detyrës në situata të ndryshme, që u bënë shembuj të policëve të rinj të cilët sa vijnë e shtohen”.

Ndryshe, të mërkurën, kampi i policisë “Belvedere” në Mitrovicë, do ta marrë zyrtarisht emrin e ri, “Enver Zymberi”, ceremonia e zyrtarizimit të emrit të ri të kampit do të mbahet me fillim nga ora 17:00.

Emri i ri i kampit do të përurohet në ditën memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës.

Polici Enver Zymberi u vra në operacionin e Policisë në veri të Kosovës më 26 korrik 2011. Ai u vra gjatë aksionit për t’i marrë nën kontroll pikat kufitare në veri.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika