Kurti: Escobar është mik i madh i Kosovës dhe kontribuues i demokratizimit në rajon

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me emisarin amerikan, Gabriel Escobar ka ritheksuar partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjersa ka shtuar se Escobar është mik i madh i Kosovës dhe kontribuues i paqes e demokratizimit në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe emisari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me të dërguarin special të ShBA-së, Gabriel Escobar, ka thënë se emisari Escobar është mik i madh i Kosovës dhe kontribuues i paqes dhe demokratizimit, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Kreu i Qeverisë, Kurti ka thënë se në këtë takim janë diskutuar shumë tema, si partneriteti ndërmjet dy vendeve, progresi dhe reformat në Kosovë, procesi i dialogut e shumë të tjera.

“Me Escobar folëm për shumë tema përfshirë edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Për gatishmërinë me takime e me arritjet e marrëveshjes, Kosova është e gatshme për marrëveshje me njohje reciproke në qendër”.

Kurti ka thënë se Kosova është palë kreative dhe konstruktive në procesin e dialogut.

“Rreshtimi i Kosovës me ShBA-në, Bashkimin Evropian për sanksione ndaj Rusisë përbën dëshminë e aleancës sonë dhe dallimin me ata që nuk u rreshtuan në anën e së vërtetës”, ka vijuar Kurti.

Ai ka përmendur se ka pasur një bisedë të frytshme javën e kaluar me shefin e Diplomacisë Amerikane, Antony Blinken.

Ndër të tjera, shefi i ekzekutivit ka përmendur edhe takimet e rregullta që ka me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.

Ndërkaq, emisari amerikan, Escobar ka thënë se është një partneritet i palëkundur ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në konferencë për media

Ai ka thënë se është diskutuar për implikimet rajonale nga dialogu, për pavarësinë dhe sigurinë e rajonit si dhe rëndësinë e rreshtimit të Kosovës përkrah vlerave evropiane.

“Ju e thatë saktë dhe ky është një partneritet i palëkundshëm në mes të ShBA-së dhe Kosovës. Ne e folëm edhe çështjen e dialogut me Serbinë. Pata deshirë të theksoj sërish se faleminderit për miqësinë, partneritetin dhe bashkëpunimin”, ka thënë Escobar.

Ai sërish theksoi mbështetjen e tij për aspiratat euroatlantike të Kosovës.

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika