Kurti falënderon deputetët: Buxheti për vitin tjetër do të jetë më shumë për të gjithë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, e kanë miratuar në parim projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2023. Të njëjtit i ka falenderuar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka falenderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që i dhanë mbështetje në lexim të parë buxhetit për vitin e ardhshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se ky projektligj reflekton prioritetet e programit qeverisës, përfitues të së cilit janë qytetarët.

“64 vota PËR në parim për buxhetin 3.2 miliardësh për vitin 2023. Falënderoj secilin deputet dhe secilën deputete që përmes votës së tij dhe të saj i dha sot mbështetje në lexim të parë buxhetit për vitin e ardhshëm që reflekton prioritetet e programit qeverisës e nga i cili përfiton qytetari dhe Republika”, ka shkruar Kurti.

Krahas kësaj, ai ka cilësuar se buxheti për vitin tjetër, do të jetë më shumë për të gjithë.

“Më shumë për shëndetësinë me më shumë profesionistë shëndetësorë dhe më shumë buxhet për barna esenciale. Më shumë për bujqësinë. Më shumë për kulturën, rininë dhe sportin dhe më shumë për arsimin. Më shumë për zhvillimin e hershëm të fëmijëve përmes më shumë çerdheve dhe më shumë edukatorë e staf për çerdhe. Më shumë për fëmijët nëpërmjet shtesave për ta dhe më shumë asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuar. Më shumë për mbrojtjen dhe sigurinë sepse më shumë për ushtrinë dhe policinë. Më shumë inspektorë. Më shumë rezerva shtetërore. Më shumë për ndërmarrjet publike. Më shumë terminale doganore shtetërore. Më shumë për Komunat. Buxheti për vitin tjetër, do të jetë më shumë për të gjithë”, ka shkruar ai.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka cilësuar buxhetin e vitit 2023 sikurse ”buxheti i varfërimit” duke theksuar se për herë të parë në historinë e Kosovës, kemi të bëjmë me një buxhet më të vogël në krahasim me vitin paraprak. Për të njëjtin ka theksuar se nuk do të votohet nga AAK.

Përmes  një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se si pasojë e këtij buxheti, do të mbeten mangu një e katërta e investimeve kapitale. Krahas kësaj, ai ka theksuar se dështimi më i tmerrshëm ndonjëherë i ndonjë qeverie në Kosovë, është dështimi i qeverisë Kurti në investimet kapitale.

Haradinaj: Aleanca nuk do ta votojë projektbuxhetin për vitin 2023

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, e kanë miratuar në parim projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2023.

Në votim kanë marrë pjesë gjithsej 65 deputetë, nga ta 64 kanë votuar pro projektligjit, një ka qenë kundër dhe nuk ka pasur asnjë abstenim.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika