Kurti falënderon diasporën: Kontributi juaj ndihet në të gjithë sektorët e vendit

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar diasporën për kontributin e tyre në të gjithë sektorët e vendit si dhe rolin e tyre në forcimin e shtetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në adresimin e mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka filluar me falënderimet ndaj mërgatës.

Ai ka falënderuar mërgimtarët për përkushtimin e tyre në ruajtjen e traditave, rolin në zhvillimin ekonomik, social dhe politik të Kosovës.

Sipas tij, Kosova pa mbështetjen e diasporës nuk do të kishte progres në forcimin e shtetit, progres ky, siç thotë ai, ndihet në të gjithë sektorët e vendit.

“Ecja jonë e shpejtë drejt forcimit të shtetit është më e lehtë kur e kemi mbështetjen e juaj, kontributi juaj ndihet në gjithë sektorët e vendit, ne u jemi përjetësisht falënderues, siç mund ta dini, kemi filluar me shtrimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, nuk është rruga vetëm për Llapin, por edhe për mërgatën”, ka thënë Kurti.

Ai ka përmendur edhe nisjen e punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë, e cila, sipas tij, nuk është vetëm për qytetarët e Podujevës, por edhe rrugë e mërgatës.

“Siç mund ta dini, kemi filluar me shtrimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, nuk është rruga vetëm për Llapin, por edhe për mërgatën. Për të siguruar që koha juaj në vendlindje do të jetë e këndshme. Këtë duhet ta bëjë republika dhe këtë po e bëjmë së bashku”, ka vijuar Kurti.

Ndryshe, të enjten e 29 qershorit kanë filluar punimet në të gjitha llotet në projektin e rrugës Prishtinë – Podujevë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika