“Unë jam kryeministër i shpresës dhe progresit… ata që flasin për dhunë, për destabilizim, tensione, flasin për vete nuk flasin per neve”.
Kështu është përgjigjur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në pyetjet e gazetarëve lidhur me deklaratat nga qyteti i Beogradit.
“Ata morën vendim që t’i imponojnë gjërat që nuk kanë të drejtë t’i imponojnë, në radhë të parë popullit në veri të Kosovës…”, citohet të ketë thënë Vuçiq.
Gjersa përkrah ministres Rizvanolli e ka cilësuar sikurse “jo të nevojshme” komentimin e deklaratave nga Beogradi, Kurti ka mbajtur një konferencë për media lidhur me marrëveshjen për energji me MCC-në.
“Mua nuk më duket e shëndetshme për demokracionë dhe lirinë nëse citojmë deklarata që vijnë nga Beogradi. Nëse une do i ndjeki çdo deklaratë e do i pergjigjem mua ma zvogëlon kohën e qeverisjes sime. Nuk më kanë votuar të jem komentator i deklaratave të Serbisë”, ka thënë Kurti.
Të mërkurën e 27 korrikut, Kosova ka nënshkruar marrëveshjen me vlerë prej 236.7 milionë eurosh me Sfidat e Mijëvjeçarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(ShBA) për programin e energjisë.
Ajo që nënshkruajti nga Kosova, ishte Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ndërsa ajo nga ShBA ishte kryeshefja ekzekutive e MCC-së, Alice Albright.
Kurti e ka cilësuar këtë sikurse “granti më i madh në historinë e Kosovës”, grant ky që do të përfshijë tre projekte.
“Programi do t’i përfshijë tri projekte, e para është rezerva e energjisë me kapacitet 340MË, e dyta është zhvillimi i fuqisë punëtore, pra përfshirja e grave në sektorin e energjisë dhe e treta është projekti institucionit amerikan për zhvillim. Këto tri projekte do të ulin nevojën për blerjen e shërbimeve rregulluese, do të ulin koston e importit të energjisë dhe do të përshpejtojnë kyçjen e burimeve të ripërtrishme në rrjet”, ka thënë Kurti.
Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës do t’i ndajë 34.7 milionë euro si formë e bashkëfinancimit në kuadër të Marrëveshjes së Programit Kompakt të Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).
Sipas Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sektori i energjisë në Kosovë ka qenë në nevojë prej kohësh.
“Qeveria dhe MCC e kanë identifikuar mungesën me energji si një ndër pengesat kryesore”, ka thënë Rizvanolli duke theksuar se të dy vendet janë zotuar që të përmsiojnë gjendjen e Kosovës.
Ndër të tjera, ajo ka treguar se ky projekt do t’i kursej Kosovës së paku 50 milionë euro në vit.
Kurti për reciprocitetin e targave
Vendimi i cili parasheh fillimin e konvertimit të targave në targat zyrtare të Republikës së Kosovës do të hyjë në fuqi nga e hëna e një gushtit.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur takimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, për të diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në vend dhe njëherësh, për t’i bashkërenduar aktivitetet ndër-institucionale në funksion të zbatimit të ligjshmërisë dhe të sundimit të ligjit në tërë Republikën e Kosovës.
“Ata vinë me dokumente të Serbisë, ne nuk ua marrim po ua lëshojmë sepse ka 11 vjet që Serbia vepron njësoj me qytetaret e Kosovës kur e kalojnë kufirin. Nga nesër, ata do e kenë një dokument më shumë e jo me pak”, ka thënë Kurti përgjatë konferencës për media.
Njëherësh, ai ka thënë se “nuk ka kurrfarë vendi per tension, asnjë mundësi per detsabilizim” lidhur me vendimin që pritet të hyjë në fuqi nga e nesërmja.
Lidhur me këtë marrëveshje, Presidenti i Serbisë kishte bërë të ditur se autoritetet në Prishtinë po planifikojnë që të ndalojnë të gjithë ata që kanë letërnjoftime serbe në vendkalimet administrative, shkruajnë mediat serbe.
Ndërkaq, nga e hëna e një gushtit, shtetasve të Serbisë nuk do t’u njihen dokumentet e identifikimit dhe njëherësh, kur të hyjnë në kufi do të pajisen me leje të përkohshme qarkullimi.
Vendimi i Qeverisë: Nga një gushti hyn në fuqi konvertimi i targave në RKS