Kurti flet për investimet në Ushtrinë e Kosovës për dy vjet e gjysmë

"Për vitin 2023, buxheti për ushtrinë është 141 milionë euro, më shumë se dyfishim krahasuar me kohën kur morëm në drejtim qeverinë"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar investimet që kanë bërë gjatë këtyre dy viteve e gjysmë.

Kurti ka thënë se për vitin 2023, buxheti për ushtrinë është 141 milionë euro, më shumë se dyfishim krahasuar me kohën kur morëm në drejtim qeverinë.

“Kemi rekrutuar 1852 ushtarë të rinj, duke rritur numrin e përgjithshëm të ushtarëve për më shumë se 2/3. Ushtria jonë sot është më profesionale dhe më e përgatitur sepse gjatë kësaj periudhe, 3325 ushtarakë kanë përfunduar trajnime profesionale jashtë vendit. Ata janë të pajisur më mirë se asnjëherë më parë, sepse investimet në armatim janë rritur për 191%. Arsenalit tonë ushtarak, ia shtuam dronët e mirënjohur luftarak Bayraktar”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka thënë se kanë hequr kufizimin në numër të FSK-së dhe e kanë hapur atë për të rinj deri në moshën 25 vjeç, ndërkaq lëndën “Edukim në Siguri” e kanë bërë pjesë të kurrikulave shkollore për nxënësit e ciklit të mesëm të lartë.

“Në vitin 2021, Forca e Sigurisë së Kosovës, bashkëzbarkoi me ushtrinë amerikane në misionin e saj të parë paqeruajtës në Kuvajt. Për të vazhduar pastaj një vit pas me misionin bashkëzbarkues me ushtrinë britanike në ishujt Falkland. Kurse në fillim të këtij viti dëshmoi para botës përgatitjet dhe aftësitë e saja në misione të kërkim-shpëtimit kur në Turqi shpëtoi katër jetë njerëzish nga rrënojat e tërmetit shkatërrues atje”, ka shkruar Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka thënë tutje se përmes marrëveshjeve të nënshkruara të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar, Shqipërinë, Letoninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë, gjatë këtyre dy vjet e gjysmë qeverisje dhe kanë thelluar edhe më tej raportet me partnerë tanë strategjikë.

“E në Defender Europe 21 dhe 23 u rreshtuam krah për krah me aleatët tanë në ndërmarrjen më të madhe të ushtrimeve ushtarake në kontinentin e Evropës që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Me Forcën e Sigurisë, të sigurtë në mbrojtje të Republikës”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika