Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas kthimit në Kosovë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka folur për vendimet e Qeverisë që ishin marrë në fund të qershorit për targat dhe për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për letërnjoftime.
Ai ka thënë se në muajin korrik ishte i planifikuar që të mbaheshin fushat për t’i informuar qytetarët serbë të Kosovës që regjistrimi i veturave në Kosovë është falas.
“Uroj që sa më shumë qytetarë serbë të Kosovës nga një gushti të pajisen me targat e RKS ”, ka thënë Kurti.
Ndërsa, ai ka folur edhe për vendimin e reciprocitetit me Serbinë, ku sipas tij, qytetarët e Serbisë duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë siç trajtohen qytetarët e Kosovës nga shteti i Serbisë.
“Kosova nuk do t’i preferonte as një herë dokumentet e tilla, mirëpo nëse ka një dokumente që qytetarët e Kosovës marrin një të tillë kur shkojnë në Serbi atëherë duhet të këtë një të tillë dhe për qytetarët e Serbisë të cilët hynë në Republikan e Kosovës” ka thënë Kurti.
Sipas tij, Kosova nuk kishte qenë as për targat e përkohshëm dhe nuk është as për këto dokumentet të përkohshme.
“Për derisa ka nevojë për një dokument të tillë për qytetarin e Kosovës do të këtë të tillë dhe për qytetarët Serbë që vijën në Republikën e Kosovës”.
Të dielën e 31 korrikut për këto çështje do të mblidhet Këshilli i Sigurimit të Kosovës
“Nesër në mëngjes e kemi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë, ku do të diskutojmë me krerët e organeve dhe me disa ministra çështjet që mund të na shfaqen e të cilat duhet t’i kemi parasysh. Ka kriminelë të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme që nuk iu pëlqen ligjshmëria e kushtetuta dhe dëshirojnë ta sfidojnë shtetin e Kosovës”.